30.6 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Kurti: ‘Po detyrojnë një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit’

“Presidenti në qendër të krizës politike në Kosovë – | Hamza: ‘Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim’ | Osmani: ‘Rrugët e mbyllura nga frikacakët hapen nga populli’”

Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij, duke e kthyer presidentin në nyjën e krizës politike në Kosovë dhe vendin drejt zgjedhjeve të reja, pa garanci për zgjidhje.

Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar – përndryshe rrezikon të riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh. Zgjedhjet e 7 qershorit shihen si fundi i një zinxhiri dështimesh institucionale dhe politike.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, përgjegjësia për situatën bie mbi opozitën. “Të detyrosh një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit… kjo është e pamundur”, ka thënë Albin Kurti.

Nga ana tjetër, Bedri Hamza ka deklaruar: “Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij.”

Ndërkohë, Vjosa Osmani është shprehur: “Rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli dhe është populli ai që e di të vërtetën.”

Në terren, qytetarët mbeten të ndarë mes votës si obligim dhe mungesës së besimit për ndryshim real, ndërsa vendi hyn në një tjetër cikël zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...