26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Konflikt i çastit apo e shkuar kriminale?”/ Plagosja në Tiranë, 34-vjeçari me histori të mëparshme për atentate dhe arrestime

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e një 34-vjeçari në Tiranë, i cili u paraqit rreth orës 23:55 në spital me plagë plumbi në këmbë.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri, Juxhin Hamajesi, ka deklaruar para autoriteteve se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Megjithatë, emri i tij nuk është i panjohur për organet e rendit dhe ka qarkulluar edhe më herët në kronikat e lajmeve.

Në vitin 2018, Hamajesi ka mbetur i plagosur në një tjetër ngjarje me armë zjarri, ku dyshohet se është qëlluar nga ish-efektivi Santiago Malko, në një lokal në zonën e Kinostudios.

Po ashtu, në qershor të vitit 2021, ai është arrestuar si i dyshuar për trafik të klandestinëve sirianë.

Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja e fundit ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku dyshohet se plagosja është shkaktuar gjatë një konflikti të menjëhershëm.

“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një përplasje të rastësishme apo një konflikt me prapavijë më të hershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...