25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Kosova ka nevojë për stabilitet, jo për përçarje”/ Myftiu Tërnava mesazh të fortë politik dhe thirrje për maturi në fushatë

Thirrjet për unitet, dashuri dhe solidaritet kanë qenë në qendër të mesazhit të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, gjatë ligjëratës së mbajtur të mërkurën me rastin e manifestimit qendror të Kurban Bajrami, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Para besimtarëve, Tërnava theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet ekonomik dhe politik, institucione funksionale dhe përgjegjësi shtetërore, ndërsa kritikoi përplasjet politike dhe interesat e ngushta partiake.

“Vendi ka nevojë për stabilitetin ekonomik e politik dhe institucione funksionale e përgjegjësi shtetërore. Fatkeqësisht, interesat e ngushta grupore, përplasjet e pafundme të partive tona, kanë lodhur qytetarët tanë dhe kanë krijuar pasiguri për të ardhmen… Nuk mund të ketë interes më të madh se interesi i atdheut”, tha Tërnava.

Ai shtoi se qytetarët janë lodhur nga konfliktet e vazhdueshme politike dhe proceset e shpeshta zgjedhore, të cilat sipas tij po krijojnë pasiguri për të ardhmen dhe po dobësojnë besimin qytetar.

Myftiu theksoi gjithashtu se stabiliteti i shtetit dhe mirëqenia e qytetarëve kërkojnë maturi, urtësi dhe vizion kombëtar, duke nënvizuar se interesat personale apo partiake nuk duhet të qëndrojnë mbi interesin e vendit.

Në një tjetër pjesë të ligjëratës, ai iu referua edhe fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, duke bërë thirrje për një proces të qetë dhe me dinjitet.

“Një fushatë e ndërtuar me përçarje dhe shpifje nuk i shërben Kosovës dhe as të ardhmes së saj. Le të mbizotërojë dinjiteti dhe kultura demokratike e dialogut”, deklaroi Naim Tërnava.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...