Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka vizituar sot në Spitalin e Traumës një nga punonjësit e policisë të plagosur gjatë një operacioni antidrogë në qarkun e Korçës.
Dy efektivë të Drejtoria Vendore e Policisë Korçë mbetën të dëmtuar pasi automjeti i tyre u përplas gjatë ndjekjes së një personi të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, i cili më pas u arrestua.
Gjatë vizitës, Hita u shprehu efektivëve urime për shërim të shpejtë dhe vlerësoi angazhimin e tyre në kryerjen e detyrës.
“Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë”, deklaroi ai.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Lumalas, ku efektivët kishin konstatuar një 21-vjeçar të dyshuar për shpërndarje droge dhe kishin tentuar ta ndalonin.
Sipas hetimeve paraprake, i riu, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit, ka goditur qëllimisht automjetin e policisë, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, ndërsa ndaj tij është ndërmarrë arrestimi nga forcat e rendit.






