34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Zoti më vrastë…”/ Aleks Visha reagon pas ndalimit në Dubai dhe akuzave për GoFundMe

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha ka reaguar publikisht pas polemikave që shpërthyen pas ndalimit të tij nga autoritetet në Dubai dhe akuzave të ngritura lidhur me një fushatë bamirësie në platformën GoFundMe.

Pak ditë më parë, ai publikoi një video nga brenda një automjeti policie, ku konfirmoi se ishte shoqëruar nga autoritetet, duke ndezur më tej diskutimet në rrjet.

Çështja lidhet me një fushatë bamirësie në GoFundMe, ku u raportua se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për trajtimin e një vajze me leukemia akute. Më pas, në rrjet nisën dyshime mbi vërtetësinë e rastit dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve.

Në një video të gjatë në TikTok, Visha mohoi çdo akuzë për mashtrim apo përfitim personal, duke theksuar se ai nuk ka qenë organizatori i fondit.

“Atë GoFundMe unë e kam gjetur në vlerën e 180 mijë dollarëve. Kam bërë nder dhe kam përdorur besimin që publiku ka tek unë për ta çuar në 450 mijë dollarë,” deklaroi ai.

I revoltuar nga akuzat online, Visha sfidoi kritikët që të publikojnë prova konkrete ndaj tij.

“Zoti më vrastë nëse nuk hidhem nga ura e Stambollit nëse ju keni qoftë edhe një fakt të vetëm kundër meje,” u shpreh ai në video.

Sipas tij, e vërteta do të qartësohet pas publikimit të dokumenteve mjekësore dhe rezultateve të biopsisë së vajzës, për të cilën është ngritur edhe fushata.

Ai shtoi se do të ndërmarrë veprime ndaj çdo individi apo faqeje që, sipas tij, ka dëmtuar imazhin e tij me akuza të pabazuara.

Debati rreth kësaj çështjeje vijon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...