17.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

“Tregoni mëshirë për të”/ Keanu Reeves del në mbrojtje të regjisorit të shpallur fajtor për mashtrim me fondet e Netflix

Aktori i njohur Keanu Reeves ka vendosur të mbështesë publikisht regjisorin Carl Rinsch, i cili është shpallur fajtor për përvetësimin e miliona dollarëve të destinuara për një projekt të Netflix.

Sipas mediave amerikane, Reeves i ka dërguar një letër gjykatës federale në New York, ku ka kërkuar që ndaj regjisorit të tregohet “mëshirë dhe mirëkuptim” gjatë shpalljes së dënimit.

Carl Rinsch, i njohur për bashkëpunimin me Reeves në filmin 47 Ronin, u shpall fajtor në fund të vitit 2025 për mashtrim financiar dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve, ai kishte përdorur rreth 11 milionë dollarë të dhëna nga Netflix për prodhimin e serialit White Horse, por fondet dyshohet se u shpenzuan për luks personal dhe investime të rrezikshme.

Prokurorët pretendojnë se paratë janë përdorur për blerje makinash luksoze, orash të shtrenjta, mobiliesh, pagesa kartash krediti dhe investime në kriptovaluta, ku një pjesë e madhe e shumës u humb.

Në letrën e tij, Reeves shkruan se e njeh prej vitesh regjisorin dhe e konsideron një artist shumë të talentuar.

Megjithëse nuk justifikon veprimet e tij, aktori shprehet se beson që Rinsch është një person që shpesh dëmton vetveten për shkak të ambicieve të mëdha artistike.

Reeves zbuloi gjithashtu se kishte parë një version të papërfunduar të “White Horse”, të cilin e cilësoi si një projekt “kreativ dhe vizionar”.

Dënimi i regjisorit pritet të shpallet në fund të muajit qershor, ndërsa Netflix po kërkon rikthimin e miliona dollarëve të humbur nga projekti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...