26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Shumë pranë marrëveshjes”/ SHBA dhe Irani drejt zgjatjes së armëpushimit, por Trump nuk ka dhënë ende miratimin

Shtetet e Bashkuara dhe Iran thuhet se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen me 60 ditë të armëpushimit, ndërsa negociatat mbi programin bërthamor iranian vijojnë me tensione dhe pa një miratim përfundimtar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas burimeve në Uashington, të cituara nga AFP, palët kanë rënë dakord mbi një kornizë paraprake që synon krijimin e kohës së nevojshme për negociata më të thelluara mbi programin bërthamor të Teheranit dhe përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, drafti nuk është miratuar ende nga Trump, ndërsa pala iraniane mohon ekzistencën e një teksti përfundimtar.

Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar burime nga ekipi negociator iranian, raportoi se informacionet mbi marrëveshjen janë të parakohshme.

“Kjo është e rreme. Teksti nuk është finalizuar ende”, deklaroi burimi i cituar nga media iraniane.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance konfirmoi se negociatat po vazhdojnë, por theksoi se disa çështje kyçe mbeten ende të hapura.

“Mendoj se është e vështirë të thuhet saktësisht se kur ose nëse presidenti do ta nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit. Po debatojmë për disa nga formulimet”, deklaroi Vance.

Ai përmendi veçanërisht mosmarrëveshjet mbi rezervat e uraniumit të pasuruar dhe të ardhmen e programit të pasurimit bërthamor të Iranit.

“Ka disa çështje që lidhen me programin bërthamor, rezervat e uraniumit të pasuruar shumë, por edhe çështjen e pasurimit. Ne vazhdojmë të diskutojmë me ta”, tha Vance, duke shtuar se Uashingtoni beson se Teherani po negocion me mirëbesim.

Sipas Axios, memorandumi që po diskutohet nuk e zgjidh përfundimisht çështjen e programit bërthamor iranian, por parashikon që tema të trajtohet gjatë periudhës 60-ditore të armëpushimit.

Në të njëjtën kohë, tensionet në rajon mbeten të larta. Irani pretendoi se ka lëshuar raketa dhe ka rrëzuar një avion amerikan në provincën Bushehr, pretendime që janë mohuar nga Uashingtoni.

Paralelisht, operacionet ushtarake izraelite në Liban vijojnë, duke mbajtur situatën në Lindjen e Mesme në një gjendje të tensionuar dhe të paqëndrueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...