17.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

“40.3°C në maj”/ Portugalia thyen rekord historik të nxehtësisë, alarm në Europën Jugore

Një rekord i ri temperaturash për muajin maj është regjistruar në Portugali, ku termometri ka arritur në 40.3°C, sipas autoriteteve meteorologjike vendase.

Temperatura është shënuar në qytetin Mora, në pjesën qendrore të vendit, dhe është konfirmuar nga shërbimi meteorologjik portugez, i cili thekson se rekordi i mëparshëm për muajin maj ishte 40°C, i regjistruar në vitin 2001.

Sipas Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA), vendi po përjeton një valë të hershme dhe intensive të të nxehtit që ka nisur që më 20 maj dhe mund të zgjasë deri në fillim të qershorit.

“Vala aktuale e të nxehtit mund të jetë më e gjata dhe më intensive për muajin maj”, paralajmëroi institucioni meteorologjik.

Autoritetet kanë vendosur pjesën më të madhe të territorit në alarm të verdhë, ndërsa raportohet për rritje të rasteve të shtrimeve në spitale për shkak të temperaturave ekstreme, sipas Ministres së Shëndetësisë Ana Paula Martins.

Episodi i të nxehtit po prek edhe pjesë të tjera të Europës, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë, ku temperaturat janë rritur ndjeshëm që në fillim të javës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...