28.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

I vodhi orën turistit italian në Durrës – Policia e kthen brenda pak orësh pas videos, autori përfundon në pranga

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka njoftuar arrestimin e shpejtë të një 42-vjeçari, i dyshuar për vjedhjen e një ore dore nga një shtetas italian rezident në Shqipëri, ndërsa sendi i marrë u është kthyer menjëherë pronarit.

Ngjarja është zbardhur pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ”, ku shihej momenti i vjedhjes në një lokal në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar.

Menjëherë pas denoncimit publik, policia thotë se ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. K., 42 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Sipas njoftimit zyrtar, ora e vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit, i cili ka falënderuar policinë për reagimin e shpejtë, si dhe median për publikimin e rastit.

“Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në përfundim të deklaratës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...