28.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

500 milionë lekë të vjedhura dhe kërcënime me jetë në Asamblenë e ‘Finman’ – Ortaku akuzon Ismailajn: u dhuna fizikisht bashkë me djalin e tij

Detaje të reja kanë dalë nga përplasja e fortë mes ortakëve të kompanisë “Finman SH.P.K”, menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë, e cila zotëron aksione në disa kompani të mëdha si “AlbStar SHPK” dhe “Manastiri Resort”.

Sipas raportimeve, konflikti ka eskaluar pas akuzave të ngritura nga ortaku Sokol Agalliu, i cili pretendon se nga arka e kompanisë janë përvetësuar rreth 500 milionë lekë të reja.

Nga ana tjetër, sipas burimeve të cituara në denoncim, ortaku kryesor Idajet Ismailaj dhe djali i tij Florid Ismailaj, të shoqëruar nga persona të sigurisë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Agalliut dhe djalit të tij, duke e shoqëruar konfliktin edhe me kërcënime për jetën.

“Së bashku me bodyguard-ët e tyre, kanë dhunuar fizikisht me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakut tjetër”, thuhet në pretendimet e palës së përfshirë në konflikt.

Sipas të njëjtave burime, Sokol Agalliu ndodhet aktualisht në urgjencën e një spitali privat në Tiranë dhe gjendja e tij raportohet e rënduar.

Përplasje që vijon prej një jave

Ngjarja nuk është e izoluar. Rreth një javë më parë, në zyrat e “Finman SH.P.K” është regjistruar një tjetër incident mes Agalliut dhe stafit të kompanisë.

Fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike, ku një jurist i kompanisë është goditur nga Agalliu. Pas kallëzimit, ai është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar nga Gjykata e Tiranës me masë më të lehtë pas 72 orësh.

Më vonë, sipas raportimeve, Agalliu është rikthyer në ambientet e kompanisë, duke kërkuar pjesëmarrje në mbledhjen e bordit drejtues, por nuk është lejuar për shkak të tensioneve të mëparshme.

“Pika e voçkël” e Manastirit

Emri i “Manastiri Resort” rikthen në vëmendje edhe debatet publike të mëparshme për ndërtimet në zonën e Butrintit, ku ishte përdorur termi “pika e voçkël” nga ministrja Mirela Kumbaro për të përshkruar ndërhyrjet në Gjirin e Manastirit, që më pas u lidhën me zhvillime turistike dhe u shoqëruan me kritika të forta nga ekspertë dhe opozita për ndikimin mjedisor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...