28.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët fillimisht tentuan të fshehin të vërtetën

Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri në kokë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

I riu ndodhej prej ditësh në gjendje kritike për jetën, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Kthesës së Kamzës, brenda një banese ku një grup të rinjsh ishin mbledhur së bashku. Sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari Rigels Sylaj po u tregonte shokëve një armë zjarri që e posedonte pa leje, kur ajo është shkrepur aksidentalisht.

“Gjatë manipulimit, arma është shkrepur në mënyrë aksidentale, duke kapur në kokë 17-vjeçarin”, bëjnë me dije burime hetimore.

Fillimisht, të rinjtë i kanë thënë policisë se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë banesës dhe e kishin gjetur viktimën të plagosur në oborr, por kjo dëshmi nuk ka rezistuar gjatë.

Sipas të dhënave nga hetimi, nën presionin e provave të mbledhura në vendngjarje dhe marrjeve në pyetje, ata kanë pranuar se ngjarja kishte ndodhur brenda në dhomë dhe se arma ishte në duart e 19-vjeçarit Sylaj.

Trupi i pajetë i të miturit është dërguar në morg, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave të përfshirë, përfshirë edhe ata që dyshohet se tentuan të fshehin rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...

500 milionë lekë të vjedhura dhe kërcënime me jetë në Asamblenë e ‘Finman’ –...

0
Detaje të reja kanë dalë nga përplasja e fortë mes ortakëve të kompanisë “Finman SH.P.K”, menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë, e cila...