20.5 C
Tiranë
Tuesday, June 2, 2026
spot_img

Kokainë në çantën e foshnjës 8-muajshe?/ Publikohet fotoja e 51-vjeçarit të arrestuar në Tiranë

Është publikuar fotoja e Ferdinand Ballës, 51-vjeçarit të arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Freskut, pasi u kap me 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Sipas hetimeve paraprake, sasia e drogës dyshohet se ishte destinuar për t’u shpërndarë në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit. Burime mediatike raportojnë se nga shitja e saj ai mund të siguronte përfitime që arrinin deri në 15 mijë euro.

Rasti ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të dyshimeve se kokaina ishte fshehur në çantën me sendet personale të vajzës së tij 8-muajshe. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, pranë 51-vjeçarit ndodhej edhe foshnja në karrocë.

Policia ka sekuestruar lëndën e dyshuar narkotike si provë materiale, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

51-vjeçari pritet të përballet me akuzat për veprat penale që lidhen me posedimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa dosja i është referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia në Lushnjë: “Xhironte gomat para Komisariatit dhe u largua me shpejtësi” – humb...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal në qytetin e Lushnjës, ku humbi jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari. Sipas raportimeve, viktima ka shkuar para Komisariatit...

Aksident i rëndë në Kaninë të Vlorës, shoferi mbetet i bllokuar në makinë –...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Kaninës në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një...

“37% e procedimeve nga SPAK janë iniciuar nga vetë institucioni” – Ministri i Drejtësisë...

0
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij në prezantimin e rekomandimeve para Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe drejtuesit të SPAK, ka...

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore: mbi 26 mijë maturantë në testin e parë...

0
Nisin këtë të martë provimet e Maturës Shtetërore në të gjithë vendin. Mbi 26 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të parë, atij të...

Nga qelia drejt Cepanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit/ Ilir Meta...

0
Ilir Meta ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e paraburgimit për t’u nisur drejt Cepanit të Skraparit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë...