32.8 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Mos dilni në protestë, se do të bëhen më keq gjërat”/ BIRN zbardh takimin në Athinë për Zvërnecin, banorët: Na kërkuan të tërhiqeshim

Një takim i zhvilluar në Athinë mes kryebashkiakes së Vlorës, Brunilda Mersini, përfaqësueseve të kompanisë Kastrati dhe emigrantëve nga Zvërneci ka nxitur debate të forta, pas pretendimeve se banorëve iu kërkua të mos merrnin pjesë në protestën kundër projektit turistik në zonë.

Sipas një investigimi të publikuar nga BIRN, takimi u mbajt të mërkurën në mbrëmje në Ilion, një lagje në periferi të Athinës, ku u diskutua mbi projektin e resortit që po zhvillohet në Zvërnec.

Kompania investitore, “Zvërnec South Adriatic Development”, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa media amerikane e ka lidhur projektin me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, si dhe me dy vëllezër miliarderë nga Katari. Ndërkohë, një investigim i BIRN ka identifikuar lidhje të projektit edhe me kompaninë Kastrati Group.

Takimi erdhi pak ditë para protestës së 30 majit, e cila u organizua nga banorë dhe aktivistë mjedisorë kundër rrethimit të zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe ndërtimit të resortit. Protesta përfundoi me përplasje mes qytetarëve dhe rojeve private të sigurisë, ndërsa pamjet e dhunimit të një protestuesi shkaktuan reagime të forta publike.

Sipas banorëve të pranishëm në takimin e Athinës, mesazhi kryesor ishte që protesta të mos zhvillohej.

“Na thanë se mund të vijnë njerëz të tjerë, persona të panjohur që mund ta përdorin protestën dhe të përplasen me policinë. Mesazhi ishte i qartë: ‘Mos dilni në protestë, se do të bëhen më keq gjërat’”, deklaroi Aleksandër Pula për BIRN.

Edhe emigranti Llazi Thanasi konfirmoi se protesta ishte pjesë e diskutimit. “Po, protesta u diskutua. Na u tha se do të ishte më mirë të mos zhvillohej”, tha ai.

Banorët pretendojnë se gjatë takimit nuk morën përgjigje bindëse për çështjet e pronësisë dhe se pretendimet e tyre mbi tokat nuk u morën në konsideratë. Sipas tyre, pala tjetër argumentoi se toka ishte blerë nga persona me certifikata pronësie dhe se rrethimi i zonës ishte një e drejtë e investitorit.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, pranoi pjesëmarrjen në takim, por mohoi se qëllimi kishte qenë pengimi i protestës.

“Unë përpiqem të shmang konfliktet sociale dhe u kërkova që të informohen përpara se të ushtrojnë të drejtën e protestës”, deklaroi Mersini për BIRN, duke këmbëngulur se takimi ishte kërkuar nga vetë banorët.

Ndërsa polemikat vijojnë, aktivistët e shoqërisë civile e kanë cilësuar përfshirjen e institucioneve lokale në favor të interesave private si shqetësuese për demokracinë dhe transparencën.

“Përdorimi i mjeteve dhe presionit shtetëror për të shuar reagimin e banorëve në Zvërnec nuk është vetëm kërcënim për demokracinë dhe transparencën, por edhe për procesin integrues të vendit në Europë”, u shpreh Rigels Xhemollari, drejtues ekzekutiv i organizatës Qëndresa Qytetare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...