32.8 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Tragjedi në Lushnje/ Po lëvizte me shpejtësi të lartë, 43-vjeçari humb jetën pas përplasjes së fortë me shtyllën e ndriçimit

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 43-vjeçari në orët e para të mëngjesit në Lushnje.

Viktima është identifikuar si Ernis Xhumari, i cili humbi jetën në vendngjarje pas një përplasjeje të fortë në rrethrrotullimin e Plasmasit.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte 43-vjeçari dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë. Mjeti fillimisht ka goditur bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg vendit të impaktit.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e mjetit, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të shkatërruar pas përplasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...