21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

“Po Shqipëria s’mund ta ketë Costa Navarinon e saj?”/ Rama krahason Zvërnecin me resortin e famshëm grek dhe u përgjigjet kritikëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për projektin turistik në Zvërnec, duke e krahasuar atë me kompleksin prestigjioz Costa Navarino në Greqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje historinë e resortit grek, duke theksuar se edhe ai u përball me protesta, peticione dhe paralajmërime për dëme të mëdha mjedisore para se të ndërtohej.

“Po Shqipëria s’mund ta ketë ‘Costa Navarinon’ e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht mu aty, në Zvërnec”, shkroi kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, kundërshtarët e projekteve të mëdha zhvillimore shpesh parashikojnë katastrofa që më pas nuk rezultojnë të vërteta. Ai argumentoi se në rastin e Costa Navarinos u fol për shkatërrim të natyrës, zhdukje të biodiversitetit dhe betonizim të zonës, por sot projekti konsiderohet një nga destinacionet turistike më prestigjioze në Europë.

“U tha se po vinte fundi i botës. U tha se do të shkatërrohej natyra. U tha se do të zhdukej biodiversiteti. Por në fund projekti u ndërtua”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se sot resorti në rajonin e Messinia gjeneron mijëra vende pune, të ardhura të konsiderueshme për ekonominë dhe zhvillim për bizneset lokale, duke ruajtur sipas tij ekuilibrin mes zhvillimit dhe mjedisit.

Megjithatë, Rama sqaroi se shembulli i Costa Navarinos nuk do të thotë se çdo investim i madh është automatikisht pozitiv apo se çdo shqetësim qytetar është i pavlerë.

“Zhvillimi nuk mund të mohohet kurrë kategorikisht. Një projekt bashkëjetese i zhvillimit me natyrën nuk mund të paragjykohet arbitrarisht”, u shpreh ai.

Deklarata vjen në një moment kur projekti në Zvërnec ka shkaktuar polemika të forta publike, protesta nga banorë dhe aktivistë mjedisorë, si dhe debate mbi ndikimin që investimi mund të ketë në zonën bregdetare dhe ekosistemin e saj.

Në fund të reagimit, Rama la të kuptohet se projekti i parashikuar në Zvërnec synon të kthehet në një destinacion me rëndësi ndërkombëtare për turizmin shqiptar.

“Costa Navarino është prova se kur vizioni, projekti, kapitali, teknologjia dhe përgjegjësia bashkohen në një ëndërr të madhe, mund të ndryshojnë fatin e një territori të tërë”, shkroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...