20.7 C
Tiranë
Wednesday, June 3, 2026
spot_img

“Zhdukën mbi 400 mijë euro nga llogaritë e klientëve”/ Goditet skema në UBA Bank, në pranga drejtori dhe zëvendësi

Një skemë e dyshuar vjedhjeje dhe mashtrimi ndaj klientëve është zbuluar në UBA Bank (Banka e Bashkuar e Shqipërisë), ku sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës janë përvetësuar 309.740 euro dhe 92.000 dollarë nga llogaritë e dy klientëve.

Për këtë çështje, 12 punonjës të bankës janë vënë nën masa sigurie. Mes tyre janë arrestuar drejtori i bankës, Albin Keta, dhe zëvendësi i tij, Gilbert Hoxha, ndërsa gjashtë punonjës të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie” dhe katër janë pezulluar nga detyra.

Hetimet nisën pas denoncimit të një klienti në vitin 2025, i cili konstatoi lëvizje dhe tërheqje të paautorizuara nga llogaritë e tij bankare. Sipas organit të akuzës, hetimet zbuluan një mekanizëm të organizuar, ku punonjës me akses në fondet e klientëve kryenin manipulime në sistemin bankar, të cilat më pas verifikoheshin dhe autorizoheshin nga nivele të ndryshme drejtuese.

Nga verifikimet ka rezultuar se janë kryer 30 tërheqje pa mandat, ndërsa janë hapur dhe mbyllur pa autorizim depozita në euro dhe dollarë. Gjithashtu dyshohet se janë përdorur mandate të falsifikuara, janë kryer konvertime valutore të kundërligjshme dhe janë ndryshuar të dhëna në sistem pa miratimin e klientëve.

Prokuroria ka ngritur ndaj të dyshuarve akuzat për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Ndërkohë, mbetet për t’u sqaruar nëse hetimi do të zgjerohet më tej, pasi përmasat e skemës kanë ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e personave të tjerë dhe nivelin e organizimit të aktivitetit të dyshuar kriminal brenda institucionit bankar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

4.800 bimë kanabisi në magazinën e braktisur në Nottinghamshire – gjashtë shqiptarë pranojnë fajin

0
Një bandë prej gjashtë emigrantësh të paligjshëm është kapur nga autoritetet britanike në një operacion të gjerë antidrogë në Nottinghamshire, ku u zbulua një...

Tentativa për vrasje me eksploziv në Sarandë/ Policia: Arrestohet 21-vjeçari, iu gjet edhe pistoletë...

0
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një automjeti iu vendos lëndë plasëse në një akt të dyshuar...

“14 vite burg për ‘kimistin’ e laboratorit të Frakullës”/ SPAK kërkon dënimin për kolumbianin...

0
SPAK ka shpallur pretencën ndaj Samir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i akuzuar si një nga figurat kyçe në skemën e laboratorit të kokainës në...

“Debutim i madh në ‘Air Albania’”/ Shqipëria sfidon Izraelin, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

0
Kombëtarja shqiptare rikthehet këtë të mërkurë në fushë për një ndeshje miqësore ndaj Izraelit në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:00, një...

“BE kundër kontrolleve të zgjatura kufitare”/ Komisioni Evropian kërkon heqjen graduale të masave në...

0
Komisioni Evropian (KE) ka vënë në pikëpyetje zgjatjen e kontrolleve kufitare të vendosura nga Gjermania në hapësirën Schengen Area, duke theksuar se arsyetimet e...