21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

“Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”/ Rama publikon videon e protestuesve para selisë së PS dhe reagon ashpër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës kundër projektit në Zvërnec, gjatë së cilës një grup protestuesish u ndalën edhe para selisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, duke artikuluar thirrje dhe fjalë fyese ndaj tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau një video nga momenti i protestës, duke i cilësuar protestuesit si “mysafirët e paftuar të natës” në selinë e PS.

“Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë, thuhet në këto raste”, shkroi kreu i qeverisë, ndërsa shoqëroi reagimin me kritika të forta ndaj retorikës së përdorur nga protestuesit.

Në postimin e tij, Rama bëri edhe një krahasim historik, duke deklaruar se slogane të tilla si “Shqipëria e shqiptarëve” i kujtojnë parullat nacionaliste që, sipas tij, çuan në tragjedi të mëdha në Europë.

Postimi i Ramës:

“MYSAFIRËT E PAFTUAR TË NATËS NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE

‘Shqipëria e shqiptarëve’ dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë ‘Gjermaninë e gjermanëve’ me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit.”

Reagimi i kryeministrit vjen në një moment kur debati mbi projektin në Zvërnec vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, mes protestave të banorëve, aktivistëve dhe polemikave politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...