31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“14 vite burg për ‘kimistin’ e laboratorit të Frakullës”/ SPAK kërkon dënimin për kolumbianin e kokainës së fshehur në pleh

SPAK ka shpallur pretencën ndaj Samir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i akuzuar si një nga figurat kyçe në skemën e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, ku lënda narkotike dyshohet se ishte përzier me pleh organik.

Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, i kërkoi gjykatës dënimin me 14 vjet burgim për Rodriguez, duke theksuar se ndaj tij po vijojnë procedurat për ekstradim.

Sipas hetimeve, Rodriguez dyshohet se kishte rolin e “kimistit” në operacion dhe se ka udhëtuar nga Kolumbia drejt Greqisë, më pas në Mal të Zi dhe në Shqipëri, ku mendohet se ka marrë pjesë në procesin e nxjerrjes dhe verifikimit të lëndës narkotike.

Hetuesit thonë se sasia e drogës së dyshuar në ngarkesë arrinte rreth 480 kilogramë kokainë, e fshehur në një dërgesë plehu organik që kishte mbërritur në Shqipëri në shtator të vitit 2022 dhe ishte transportuar më pas në zonën e Frakullës së Madhe.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një moment kyç, ku i pandehuri ka marrë një kampion nga ngarkesa, duke konfirmuar dyshimet se në materialin e importuar ndodhej kokainë e përzier.

Çështja tashmë i ka kaluar gjykatës, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...