21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Tentativa për vrasje me eksploziv në Sarandë/ Policia: Arrestohet 21-vjeçari, iu gjet edhe pistoletë në banesë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një automjeti iu vendos lëndë plasëse në një akt të dyshuar si tentativë për vrasje.

Policia e Sarandës njofton se ka identifikuar, kapur dhe ndaluar një 21-vjeçar, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy autorëve të tjerë të shpallur më herët në kërkim për këtë ngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit për arrestimin e të riut, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Ngjarja daton më 05.02.2026 dhe sipas hetimeve paraprake lidhet me një tentativë për eliminimin e një shtetasi përmes vendosjes së eksplozivit në automjetin që ai drejtonte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...