30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Kriptotelefonat dhe 200 kg kokainë”, shkatërrohet rrjeti kriminal Shqipëri–Itali me lidhje deri në Dubai

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza-s në Peruxhia ka çuar në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës mes Italisë dhe Shqipërisë, me degëzim deri në Dubai.

Autoritetet italiane njoftuan se janë ekzekutuar masa paraprake ndaj 6 personave të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale të strukturuar për trafik narkotikësh të tipit kokainë.

Hetimet kanë nisur pas një operacioni të mëparshëm në janar 2025, kur në Foligno u sekuestruan 65 kg kokainë dhe u çmontua një grup kriminal i përbërë nga shtatë shqiptarë dhe një shtetas italian.

Sipas prokurorisë, hetimi i ri ka zbuluar një strukturë më të gjerë, me bazë operative në Foligno, degë në disa rajone të Italisë dhe lidhje me individë në Shqipëri dhe Dubai. Në total, janë dokumentuar rreth 40 episode të trafikut të drogës, me një sasi që sipas hetuesve nuk është më e vogël se 200 kg kokainë.

Autoritetet theksojnë se organizata përdorte metoda të sofistikuara komunikimi për të shmangur përgjimet.

“Individët që besohet se janë anëtarë të organizatës, me qëllim që të pengonin hetimin e krimeve të kryera, mbanin kontakte ekskluzivisht nëpërmjet të ashtuquajturave ‘kriptofone’…”, deklaruan hetuesit italianë.

Sipas tyre, këto pajisje të koduara dhe të vështira për t’u gjurmuar përbënin një nga pengesat kryesore në hetim, pasi të dhënat kalonin përmes serverëve jashtë vendit dhe mund të fshiheshin në distancë.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se drejtuesi kryesor i rrjetit, gjatë transportit të drogës, udhëtonte shpesh me familjen e tij, përfshirë bashkëshorten dhe një fëmijë të mitur, duke krijuar fasadën e një lëvizjeje të zakonshme familjare.

Droga, sipas hetuesve, transportohej në mënyrë të organizuar në disa celula aktive në territorin italian, ndërsa në disa raste ngarkimi dhe shkarkimi kryhej në ambiente publike, përfshirë parkingje qendrash tregtare.

Në një rast tjetër, autoritetet sekuestruan rreth 25 kg kokainë, një shumë prej 55 mijë eurosh cash, një pistoletë të vjedhur dhe disa telefona celularë të koduar.

Hetuesit thonë se rrjeti kishte lidhje edhe me struktura kriminale të tipit Camorra në disa rajone të Italisë.

Procesi hetimor vijon, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë masa të tjera shtesë ndaj personave të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...