31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Qeveria e Albin Kurtit prodhoi zhgënjim të madh”/ PDK sulmon Vetëvendosjen: Pa keqpërdorimin e pushtetit, humbja do të ishte edhe më e thellë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare, duke akuzuar qeverinë e Albin Kurti për keqqeverisje dhe duke e cilësuar mospjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh në votime si një mesazh të qartë politik ndaj pushtetit.

Në një konferencë për media, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se qeverisja e deritanishme ka sjellë zhgënjim dhe kriza të vazhdueshme për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e Albin Kurtit prodhoi zhgënjim të madh te qytetarët dhe kriza të vazhdueshme. Kjo keqqeverisje rezultoi me një protestë zgjedhore, sepse mosdalja në zgjedhje e mbi 200 mijë votuesve tregon zhgënjim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. Gara ishte e pabarabartë dhe sikur të mos bënte blerje masive të votës me qindra mijëra premtime ndaj punonjësve shtetërorë, me miliona euro për biletat e diasporës dhe me keqpërdorim të resurseve shtetërore, ky njeri do të pësonte një humbje edhe më të thellë politike”, tha Çitaku.

Ajo pretendoi se gjatë fushatës zgjedhore janë përdorur resurset shtetërore dhe janë bërë premtime të shumta për kategori të ndryshme të elektoratit, duke e cilësuar garën si të pabarabartë.

“Përkundër kësaj gare të pabarabartë, me blerje masive të votave përmes ndihmave dhe keqpërdorimit të resurseve shtetërore, PDK e rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues me përqindje dhe me numër deputetësh. Është e lehtë të kuptohet se, mes këtyre krizave, ky pushtet i ka lodhur qytetarët dhe kjo mospjesëmarrje është mesazh politik që duhet të merret seriozisht, e posaçërisht nga ky pushtet abuziv. Ne do të presim rezultatet përfundimtare, do të presim numërimin e plotë të votave dhe më pas do t’i bëjmë publike qëndrimet tona”, u shpreh ajo.

PDK ka bërë të ditur se do të presë përfundimin e procesit të numërimit dhe certifikimin zyrtar të rezultateve përpara se të shpallë hapat e mëtejshëm politikë pas zgjedhjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...