31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Ky është vetëm fillimi i rikthimit të LDK-së”/ Vjosa Osmani: Qytetarët ribalancuan skenën politike me votën e tyre

Kandidatja e Lidhja Demokratike e Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke e cilësuar rezultatin e arritur nga LDK-ja si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të partisë në skenën politike.

Në një konferencë për media të mbajtur së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani tha se vota e qytetarëve ka ndihmuar në krijimin e një ekuilibri të ri politik në Kosovë dhe se procesi i ringritjes së partisë sapo ka nisur.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve shënon fillimin e rikthimit të LDK-së në skenën politike. Qytetarët me votën e tyre kanë ndihmuar në ribalancimin e skenës politike në vend. Kjo është vetëm faza e parë e një procesi më të gjatë,” u shpreh Osmani.

Ajo komentoi edhe pjesëmarrjen më të ulët të qytetarëve në votime, duke vlerësuar se kjo lidhet me lodhjen e elektoratit nga proceset e shpeshta zgjedhore dhe krizat politike që kanë shoqëruar vendin në vitet e fundit.

Sipas Osmanit, prioriteti i LDK-së pas përfundimit të procesit zgjedhor do të jetë krijimi i institucioneve funksionale dhe garantimi i stabilitetit politik.

“Nga dita e nesërme do të fokusohemi në krijimin e institucioneve dhe stabilitetit politik në vend,” deklaroi ajo.

Deklaratat e Osmanit vijnë në një moment kur partitë politike po analizojnë rezultatet paraprake dhe po përgatiten për negociatat që pritet të përcaktojnë përbërjen e institucioneve të reja të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...