22.6 C
Tiranë
Monday, June 8, 2026

“Brenda pak minutash u zhdukën 60 mijë euro” – grabitja misterioze në ‘OTP Bank’, nën hetim edhe rojet e sigurisë

Një grabitje e dyshimtë ka ndodhur në një degë banke në Tiranë, ku një autor i paidentifikuar ka arritur të marrë rreth 60 mijë euro nga arka dhe më pas është larguar me skuter.

Ngjarja ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës, të cilat kanë sekuestruar dhe analizuar një sërë kamerash sigurie për të gjurmuar lëvizjet e autorit, ndonëse deri tani identiteti i tij nuk është zbuluar.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autori mund të ketë pasur bashkëpunim të mundshëm me një punonjës të bankës, për shkak të disa rrethanave të konsideruara të dyshimta gjatë momentit të ngjarjes.

Një nga elementët që po hetohet lidhet me deklarimet e punonjësit të sigurisë, Fehmi Ccullhaj, i cili ka pranuar në dëshminë e tij se:

“Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së bankës. Derën e bankës nuk e mbylla nga brenda, pasi kam harruar instinktivisht…”

Sipas hetuesve, ngjarja ka ndodhur në momentin kur arkëtarët po menaxhonin valutën financiare, ndërsa në total janë dorëzuar rreth 60 mijë euro.

Grupi hetimor po shqyrton edhe mundësinë e një bashkëpunimi të brendshëm, pasi autori është shfaqur në ambiente të bankës në dy momente që konsiderohen të pazakonta nga hetuesit.

Deri më tani, më shumë se 5 persona janë shoqëruar për pyetje dhe më pas janë liruar, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar si autor i grabitjes.

Gjykata e Tiranës ka caktuar gjithashtu masën “arrest në shtëpi” për punonjësin e sigurisë, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Paguaj 1.5 milionë euro dhe del i lirë” – shqiptari Flamur S. mbyll marrëveshjen...

0
Shqiptari Flamur S. është liruar nga burgu pas një marrëveshjeje për pranimin paraprak të fajësisë në një nga proceset më të mëdha të drogës...

Plagoset me armë në Kamëz, ndërron jetë në Spitalin e Traumës – policia identifikon...

0
Kamza është tronditur nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka humbur...

“Po dalin paralajmërimet e mia” – Ardit Bido reagon për investimin e Kushner në...

0
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve që po qarkullojnë mbi investimin e planifikuar nga Jared Kushner në...

“Zgjohu Shqipëri, Rama të dorëhiqet” – emigrantët shqiptarë në Toronto i bashkohen protestave kundër...

0
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama janë shtrirë edhe jashtë vendit, duke mbërritur deri në Kanada, ku emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Toronto për të...

“Prej 3 ditësh nuk kemi asnjë kontakt me të” – 77-vjeçari nga Fieri zhduket,...

0
Një 77-vjeçar me origjinë nga Fieri është raportuar i zhdukur prej tre ditësh, duke shqetësuar familjarët dhe autoritetet lokale. Ligor Koco është larguar nga banesa...