22.6 C
Tiranë
Monday, June 8, 2026

“Paguaj 1.5 milionë euro dhe del i lirë” – shqiptari Flamur S. mbyll marrëveshjen me drejtësinë belge pas dosjes së madhe të kokainës

Shqiptari Flamur S. është liruar nga burgu pas një marrëveshjeje për pranimin paraprak të fajësisë në një nga proceset më të mëdha të drogës të hetuara në Belgjikë.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja u miratua të premten dhe parashikon një dënim prej pesë vitesh burg, nga të cilat dy vjet efektive, si dhe pagesën e 1.5 milionë eurove në favor të shtetit belg.

Menjëherë pas miratimit të saj, ai u lirua, pasi kishte vuajtur tashmë dy vite paraburgim në Turqi dhe Belgjikë.

Avokati i tij, Johan Van Genechten, konfirmoi arritjen e marrëveshjes, por nuk dha detaje mbi negociatat me prokurorinë federale.

Sipas autoriteteve belge, Flamur S. dyshohet se ka luajtur rol kyç në organizatën kriminale të lidhur me trafikantin Flor Bressers, i njohur me nofkën “Maradona”.

Ai akuzohet se drejtonte ekipet e ashtuquajtura “gërmues”, të cilët nxirrnin kokainën e fshehur në kontejnerë me mineral mangani, si dhe për menaxhimin e qarkullimit të miliona eurove brenda rrjetit kriminal.

Nga dokumentet hetimore rezulton se ai ka menaxhuar rreth 17 milionë euro pagesa në Belgjikë dhe Holandë.

Procesi gjyqësor ndaj të bashkëpandehurve të tjerë pritet të vijojë në muajt në vijim, ndërsa çështja e Flamur S. konsiderohet e mbyllur pas marrëveshjes me drejtësinë belge.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Brenda pak minutash u zhdukën 60 mijë euro” – grabitja misterioze në ‘OTP Bank’,...

0
Një grabitje e dyshimtë ka ndodhur në një degë banke në Tiranë, ku një autor i paidentifikuar ka arritur të marrë rreth 60 mijë...

Plagoset me armë në Kamëz, ndërron jetë në Spitalin e Traumës – policia identifikon...

0
Kamza është tronditur nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka humbur...

“Po dalin paralajmërimet e mia” – Ardit Bido reagon për investimin e Kushner në...

0
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve që po qarkullojnë mbi investimin e planifikuar nga Jared Kushner në...

“Zgjohu Shqipëri, Rama të dorëhiqet” – emigrantët shqiptarë në Toronto i bashkohen protestave kundër...

0
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama janë shtrirë edhe jashtë vendit, duke mbërritur deri në Kanada, ku emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Toronto për të...

“Prej 3 ditësh nuk kemi asnjë kontakt me të” – 77-vjeçari nga Fieri zhduket,...

0
Një 77-vjeçar me origjinë nga Fieri është raportuar i zhdukur prej tre ditësh, duke shqetësuar familjarët dhe autoritetet lokale. Ligor Koco është larguar nga banesa...