Kamza është tronditur nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka humbur jetën në spital.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt banal.
Identifikohet viktima e vrasjes në Kamzës. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Ardian Baloshi. Ky i fundit raportohet se humbi jetën në spitalin e Traumës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri banal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi rrethanat e plota të krimit.





