35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

‘Mendimet tona janë me familjen e tij’ – UEFA reagon për vdekjen tragjike të Fatjon Bunjakut

UEFA ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të futbollistit 22-vjeçar të AF Elbasani, Fatjon Bunjaku.

Përmes një postimi prekës, institucioni më i lartë i futbollit europian i ka shprehur ngushëllimet Federata e Futbollit e Kosovës dhe familjes së lojtarit, duke theksuar se komuniteti sportiv është pranë tyre në këtë moment të vështirë.

“Ne shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë më të thellë për Federatën e Futbollit të Kosovës pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Fatjon Bunjaku. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe ish-shokët e tij të ekipit gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

Ndarja tragjike nga jeta e futbollistit të ri ka sjellë reagime të shumta në botën e sportit, ku klube, futbollistë dhe figura të njohura kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre me familjen e të ndjerit.

Fatjon Bunjaku konsiderohej një nga talentet e rinj të futbollit shqiptar, ndërsa humbja e tij pas një aksidenti tragjik ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe komuniteti sportiv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...