21.3 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

SPAK zbarkon për kontrolle, dyshime për pastrim parash dhe dokumente të falsifikuara: Çfarë po hetohet pas konflikteve të vjetra për pronat?

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka intensifikuar hetimet për një çështje që lidhet me dyshime për pastrim parash dhe përfitim të paligjshëm të pronave, duke bashkuar dy procedime penale të viteve 2025 dhe 2026 në një dosje të vetme hetimore.

Në kuadër të hetimeve, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe ndaj disa personave, ndërsa janë sekuestruar telefona celularë, laptopë dhe dokumentacion i ndryshëm që do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme nga hetuesit.

Sipas SPAK, hetimet fokusohen te disa pasuri të paluajtshme për të cilat prej vitesh ekzistojnë konflikte dhe procese gjyqësore të vazhdueshme mes palëve që pretendojnë pronësinë.

“Në lidhje me këto pasuri ka konflikte të hershme dhe të vazhdueshme në kohë ndërmjet disa personave, banorë të zonës, të cilët pretendojnë përfitimin e këtyre sipërfaqeve me anë të AMTP-ve”, thuhet në qëndrimin e SPAK.

Sipas organit të akuzës, sipërfaqet e tokës rezultojnë të regjistruara fillimisht në emër të trashëgimtarëve të Artur Shehut dhe më pas në emër të vetë këtij shtetasi, ndërsa një pjesë tjetër figuron në emër të Ferdinant Sulajt, trashëgimtar i Seit Shehut.

Hetimet kanë zbuluar se një pjesë e pronave është transferuar më pas te Pullumb Petritaj, i cili, sipas SPAK, ka qenë përfaqësues i Seit Shehut në procese gjyqësore dhe administrative që lidhen me regjistrimin e pasurive.

Prokuroria thekson se konfliktet mbi këto prona vijojnë ende në gjykata dhe nuk ka vendime të formës së prerë për disa prej tyre. Madje, për një nga pasuritë objekt hetimi, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë që kishte shërbyer për regjistrimin e saj është prishur nga Gjykata e Lartë.

Një tjetër element që ka ngritur dyshime për hetuesit lidhet me dokumentacionin e përdorur gjatë proceseve gjyqësore.

“Nga përmbajtja e këtyre vendimeve gjyqësore citohen edhe dokumente të përdorura përgjatë proceseve, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara”, nënvizon SPAK.

Sipas organit të akuzës, në analizën e çështjes janë marrë në konsideratë edhe procese të tjera gjyqësore ku Pullumb Petritaj rezulton i dënuar ose i përfshirë në çështje që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, me një skemë të ngjashme veprimi.

Hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e pasurive, mënyrën e përfitimit të tyre dhe për të verifikuar nëse janë konsumuar vepra penale që lidhen me pastrimin e parave, falsifikimin e dokumenteve dhe tjetërsimin e paligjshëm të pronave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...