23.6 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

“U zbuluan mbi 7 mijë rrënjë kanabis”, pezullohen shefat e Policisë në Shkodër dhe Velipojë pas operacionit në Reç të Ri

Një operacion i zhvilluar gjatë ditës së sotme në fshatin Reç i Ri, në njësinë administrative Velipojë, ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e 7446 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa pas aksionit janë marrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj drejtuesve lokalë të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka vendosur pezullimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefit të Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistit të Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u zbuluan parcelat me kanabis.

Të pezulluarit janë:

* Kryekomisar Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër;
* Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
* Inspektor Samet Kadroji, Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor edhe për dy punonjës të tjerë policie, pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Në reagimin zyrtar, Policia bën me dije se aksioni u organizua pas një informacioni të mbërritur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm, ku sinjalizohej kultivimi i mijëra bimëve narkotike në një zonë fushore të Reçit të Ri.

“Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.

Për shkak të mangësive të konstatuara në përmbushjen e detyrave, ndaj tre efektivëve është vendosur pezullimi nga detyra, ndërsa hetim disiplinor pa pezullim është nisur edhe ndaj Nënkomisarit D. N., specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë, si dhe Inspektorit E. I., Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë.

Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet prioritet dhe paralajmëron masa të forta jo vetëm ndaj autorëve të veprave penale, por edhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore.

“Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis, si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu edhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën”, thekson Policia e Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...