23.8 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“Humbën kontaktet me guidën”/ Gjenden turistët gjermanë të zhdukur në malin e Polisit, ja çfarë ndodhi

Dy turistët gjermanë, të cilët u raportuan të zhdukur në zonën malore të Polisit në Librazhd, janë gjetur nga policia dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, turistët janë lokalizuar pranë fshatit Stravaj, pas disa orësh kërkimesh në terrenin e vështirë malor.

Mësohet se ata kishin hasur probleme me automjetin e tyre dhe, pasi e kishin braktisur mjetin, kishin vijuar rrugën në këmbë në përpjekje për të gjetur një dalje ose ndihmë. Gjatë lëvizjes në zonë, ata kanë parë rastësisht një furgon që kalonte aty pranë.

Burime bëjnë me dije se gjatë itinerarit të ecjes në një zonë të thellë të Malësisë së Polisit, turistët humbën kontaktet me guidën që i shoqëronte, çka ngriti alarmin për zhdukjen e tyre.

Pas njoftimit, forcat e policisë nisën menjëherë operacionin e kërkimit, duke bërë të mundur gjetjen e dy shtetasve gjermanë. Fatmirësisht, ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit që alarmoi zonën dhe aktivizoi ekipet e kërkim-shpëtimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...