23.8 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“Nëse do të ishte marrë në pyetje, Lyhanna mund të ishte gjallë”/ Franca në revoltë pas vrasjes së 11-vjeçares, mbi 60 mijë protestues kërkojnë përgjegjësi

Franca është tronditur nga vrasja e 11-vjeçares Lyhanna, trupi i së cilës u gjet javën e kaluar në një fermë rreth 10 kilometra larg qytetit Fleurance, në jugperëndim të vendit. Vajza ishte zhdukur gjashtë ditë më parë pasi kishte dalë nga shkolla, ndërsa kërkimet intensive përfunduan në mënyrë tragjike.

Për ngjarjen është arrestuar 41-vjeçari Jérome Barella, babai i një shoqeje të viktimës. Ai dyshohet se e mori vajzën me automjetin e tij ditën e zhdukjes. Edhe pse mohon përfshirjen në krim, hetimet kanë zbuluar se Barella ishte denoncuar më herët për abuzim seksual ndaj një vajze 10-vjeçare dhe ishte përmendur edhe në raste të tjera të ngjashme.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në Francë, pasi rezulton se, pavarësisht denoncimeve dhe provave mjekësore që konfirmonin abuzimin ndaj një të miture, i dyshuari nuk ishte marrë asnjëherë në pyetje nga policia gjatë nëntë muajve të fundit.

Mbi 60 mijë persona kanë dalë në protesta në mbarë vendin, duke akuzuar autoritetet për neglizhencë dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Gérald Darmanin. Shumë protestues besojnë se, nëse institucionet do të kishin reaguar në kohë ndaj denoncimeve, vrasja e Lyhanna-s mund të ishte parandaluar.

Ministri Darmanin ka pranuar se rasti ka zbuluar “dështime tronditëse dhe të papranueshme” në funksionimin e institucioneve shtetërore, por ka refuzuar të largohet nga detyra. Ai theksoi se problemi nuk lidhet me mungesën e ligjeve apo fondeve, por me faktin se akuzat për abuzim seksual ndaj të miturve nuk janë trajtuar me prioritetin e duhur.

Ndërkohë, qeveria franceze ka paralajmëruar masa më të ashpra kundër abuzuesve seksualë, përfshirë mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm për përdhunuesit serialë të fëmijëve.

Rasti i Lyhanna-s ka tronditur thellë opinionin publik dhe ka hapur një debat kombëtar mbi dështimet e sistemit të drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa presioni ndaj institucioneve franceze për të dhënë llogari vazhdon të rritet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...