32.1 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë lënduar pesë persona”, konfirmon policia

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit dhe në të janë përfshirë tre automjete në lëvizje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre në këtë fazë.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...