33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Nuk ka qenë në Dubai, as në QSUT”/ Gazetari zbardh alibitë që fundosin të dyshuarin për zhdukjen e Eglant Koçit

Gazetari Ervin Leka ka zbuluar në një studio televizive detaje të reja nga hetimet për zhdukjen misterioze të 34-vjeçarit Eglant Koçi, ku i dyshuar kryesor mbetet miku i tij, Armand Shakaj.

Sipas Lekës, dyshimet e policisë janë forcuar pas deklaratave kontradiktore të Shakajt, të cilat nuk kanë përputhje me verifikimet e kryera nga hetuesit.

Gazetari tha se një nga pretendimet e para të Shakajt ishte se Koçi ishte kthyer nga Dubai në gjendje të rënduar psikike, por ky version është rrëzuar pas verifikimeve me familjarët e viktimës.

“Policia është e bindur nga provat se mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale dhe me eliminimin e tij fizik,” u shpreh gazetari Ervin Leka, duke cituar burime nga grupi hetimor.

Sipas tij, hetuesit kanë konstatuar gjithashtu se marrëdhëniet mes Koçit dhe Shakajt ishin përkeqësuar kohët e fundit, ndërsa mbrëmja e 4 qershorit dyshohet si momenti vendimtar i ngjarjes.

“Ka qenë mbrëmja e 4 qershorit kur Armand Shakaj e ka thirrur mikun e tij për një sqarim. Eglant Koçi është parë të hyjë në biznesin e tij, por nuk është parë të dalë më,” deklaroi Leka.

Një tjetër pikë që ka ngritur dyshime është pretendimi i Shakajt se ndodhej në spital duke marrë serum në QSUT, në momentin kur policia ka kërkuar ta marrë në pyetje.

“Kur policia ka shkuar në QSUT, ai nuk është gjetur aty dhe që nga ai moment ka humbur gjurmët,” shtoi gazetari.

Hetimet vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë kriminale dhe për fshehjen e trupit të viktimës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...