17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë e një vjedhjeje masive

Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës 2026.

Gjatë transferimit të pajisjeve logjistike nga baza stërvitore në West Palm Beach, Florida, drejt kampusit “Swope Soccer Village” në Kansas City, Missouri, ekipi anglez ka rënë pre e një vjedhjeje të madhe.

Sipas raportimeve, hajdutët kanë marrë pothuajse të gjithë materialin sportiv të skuadrës, përfshirë këpucët e personalizuara të lojtarëve kryesorë dhe pjesën më të madhe të topave të stërvitjes. Situata ka marrë përmasa absurde, pasi në bagazhet e mbërritura në destinacion është gjetur vetëm një top i vetëm.

Dyshimet e para të stafit të sigurisë së Anglisë bien mbi shoferët e kompanisë që ishte ngarkuar me transportin e pajisjeve. Ndërkohë, Policia e Kansas City ka reaguar menjëherë, duke arrestuar dy persona të dyshuar.

“Po hetojmë një vjedhje të mundshme të pajisjeve nga një automjet i ekipit, i cili ka mbërritur në Kansas City me një pjesë të konsiderueshme të sendeve që mungonin”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka nisur bashkëpunimin me policinë amerikane për lokalizimin dhe rikuperimin e materialeve të vjedhura, ndërsa paralelisht po zhvillohet një garë me kohën për të shmangur ndikimin në përgatitjet e skuadrës.

Menaxherët e logjistikës kanë kontaktuar urgjentisht kompanitë sponsorizuese për prodhimin dhe dërgimin e këpucëve të reja të personalizuara për lojtarët, me synimin që gjithçka të jetë gati përpara ndeshjeve zyrtare të Botërorit 2026.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...