27.9 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK zbardh bisedat në Sky ECC dhe dyshimet për pronat milionëshe

Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit në Tiranë deri te zonat më të lakmuara turistike të bregdetit shqiptar, përfshirë Zvërnecin.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar komunikime të dekriptuara nga platforma Sky ECC, ku përmenden negociata për prona, diskutime mbi çmimet e tokave dhe vizita të planifikuara në Zvërnec për të parë nga afër sipërfaqe me interes zhvillimi.

Sipas dosjes hetimore, këto të dhëna përbëjnë një nga elementët që çuan në hapjen e hetimeve për mënyrën e përfitimit të pronave në Zvërnec, një çështje që sot ndodhet në qendër të debatit publik dhe politik.

Në dokumentacionin e administruar nga SPAK përmendet edhe një vendim gjyqësor që lidhet me një pasuri në Zonën Kadastrale 1007 të Zvërnecit.

“Për pasurinë me nr. 262, Zona Kadastrale 1007, vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili ka shërbyer për të regjistruar pasurinë është prishur nga Gjykata e Lartë dhe gjatë procesit gjyqësor civil, është provuar përdorimi i dokumenteve të falsifikuara në drejtim të përfitimit të pronësisë”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas avokatit Dritan Jahja, falsifikimi i dokumenteve përbën një instrument për përfitimin e pasurive dhe potencialisht për pastrimin e produkteve të veprës penale.

“Vetë vepra penale e falsifikimit shërben si instrument për të arritur qëllimin, pra përfitimin e pasurisë nëpërmjet falsifikimit, apo edhe pastrimin e produktit nëpërmjet falsifikimit”, u shpreh ai.

Ndërsa avokati Rezart Kthupi thekson se nëse provohet falsifikimi i dokumenteve të pronësisë, atëherë pronat duhet t’i rikthehen shtetit.

“Nëse provohet që dokumentet me të cilat është përfituar pronësia janë të falsifikuara, do të thotë që pronari fundor duhet të kthehet gjithmonë shteti”, deklaroi ai.

Sipas hetimeve, ekzistojnë dyshime të forta se një pjesë e pasurive të lidhura me Artur Shehun janë përfituar mbi bazën e dokumentacionit të manipuluar.

“Pasuritë janë tjetërsuar nëpërmjet veprimeve juridike të ndryshme me qëllim fshehjen e origjinës dhe vështirësimin e gjurmimit të tyre”, thuhet në dosje.

Hetuesit përshkruajnë një skemë ku prona krijohej në dokumente, zgjerohej artificialisht dhe më pas kalonte nga një pronar te tjetri derisa humbiste gjurmët e origjinës së saj.

Në komunikimet e Sky ECC, SPAK ka evidentuar biseda që lidhen drejtpërdrejt me Zvërnecin.

Në një prej tyre, Adrian Rama komunikon me Alfredo Hamzain për një vizitë në zonë.

Rama: “Vila po më thotë kusho që të dielën ose të hënën duhet të jesh në Vlorë… me shku në Zvërnec me pa ato pronat me gomone… se vijnë ca miq…”

Hamzai: “Të merr në tel ai vet… do vij dhe cob me ty m’tha… Klodi… ok vlla.”

Në një tjetër komunikim flitet për çmimet e tokave dhe interesin për investime në zonë.

Rama: “Cpb vlla… paska fol për Zvërnecin për çmim toke… mos i thuaj gjë… se po më marrin në telefon… po pyesin për çmimin e tokës…”

Më tej ai shton:

“Kanë fol për çmim për Palasë dhe për Zvërnec… kusho po jep çmim tani… mos dalim bllof…”

Sipas SPAK, këto biseda tregojnë se diskutimet nuk kufizoheshin vetëm në vizita në terren, por përfshinin edhe negociata për vlerat e tokave dhe orientimin e investimeve të ardhshme.

Në kuadër të këtij episodi hetimor, Prokuroria e Posaçme ka bllokuar tre transaksione të lidhura me shitblerjen e tokave në Zvërnec, me një vlerë totale që arrin rreth 128 milionë euro.

Sipas hetuesve, këto fonde rrezikonin të futeshin në qarkullim përmes projekteve të zhvillimit dhe investimeve në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë, SPAK vijon hetimet intensive për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa kontrolle janë ushtruar në banesa dhe zyra biznesmenësh, ish-zyrtarësh të drejtësisë, ish-magjistratësh dhe funksionarësh të ndryshëm.

Përveç interesave në Jug të vendit, sipas dosjes hetimore, Artur Shehu dhe personat e lidhur me të dyshohet se kishin shtrirë interesat edhe në Tiranë. Një nga objektivat e hetimit është një truall strategjik pranë stadiumit “Air Albania”, në rrugën “Dervish Hima”, ku SPAK pretendon se grupi kishte nisur prej vitesh lëvizje për të siguruar kontroll mbi pronën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...