27.2 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” – Berisha akuza të forta nga Kuvendi

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e cilësuar qeverinë si përgjegjëse për krijimin e “narkoshtetit të vetëm në Europë”.

Në fjalën e tij, Berisha e konsideroi seancën parlamentare si një akt përçmues ndaj protestuesve që prej ditësh po manifestojnë në Tiranë.

“Të nderuara deputete e deputetë, të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë e cila përbën një akt cinik, një akt të vërtetë lufte ndaj atyre qindra mijëra qytetarëve që kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Tiranës në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare të dhunuara në mënyrë flagrante nga Edi Rama dhe klanet e tij me pushtet dhe në bodrumet e karteleve të drogës”, deklaroi ai.

Berisha tha se protestat përfaqësojnë një mobilizim qytetar të paprecedentë në historinë e vendit.

“Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë derdhur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të tyre në emër të asaj përgjegjësie, që është përgjegjësia më e lartë pas përgjegjësisë para Zotit, përgjegjësisë qytetare”, u shpreh kreu demokrat.

Ai hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë karakter ekstremist, duke theksuar se ato janë një reagim kundër asaj që ai e quajti një regjim autoritar.

“Qytetarët dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, absolutisht jo kurrë si një lëvizje fashiste apo antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon, që zvarrit të drejtat e njeriut dhe qytetarët paqësorë”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij, ai lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj mazhorancës.

“Kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë. A e kuptoni ju si jeni tani? Unë shoh ku i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju. Se janë trafikantët. Janë biznesmenët. Por në krye jeni ju”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...