22.8 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati i ashpër për protestat dhe Ramën

Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ku në qendër të përplasjes u vendosën protestat qytetare dhe kërkesat për largimin e kryeministrit.

Berisha mbrojti protestuesit, duke deklaruar se kërkesat e tyre janë legjitime dhe se mazhoranca nuk mund të injorojë zërin e qytetarëve.

“ Nuk mund të shtypni ata që kanë marrë mbështetje ndërkombëtare. Kërkesat e qytetarëve janë për largimin e menjëhershëm të Ramës, për anulimin e të gjitha ligjeve të amenduara nga Rama për mbrojtjen e mjedisit, me të cilat ju ndërtuat aeroportin e Vlorës dhe për këtë arsye flamingot i dënuat me vdekje”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi qeverinë edhe për dëmtimin e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore në zona të mbrojtura.

“Në të cilin ju ndërtuat pikën e vogël në Parkun e Butrintit, me të cilën shkatërruat trashëgiminë kulturore dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve, duke harruar që janë edhe pasuri evropiane”, tha ai.

Më tej, kreu demokrat kërkoi që Kuvendi të ndalojë procedurat e zakonshme dhe të zhvillojë një mocion debati me kryeministrin.

“Unë mendoj se vazhdimi me çështje të tjera në këtë Parlament, pa ardhur Rama këtu për mocion me debat, është një akt sa tradhtie aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Ai paralajmëroi gjithashtu hetim parlamentar për, sipas tij, ndërhyrjet ndaj protestuesve.

“Larg duart nga protesta, zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë. Pastaj do ikni si minjtë. Por më mirë tani burrërisht, të hedhim mosbesim ndaj Edi Ramës dhe t’i japim zgjidhje krizës”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Taulant Balla hodhi poshtë kërkesat e opozitës, duke argumentuar se ato nuk ishin formuluar siç duhet dhe nuk përmbanin argumente konkrete.

“Së pari, kërkesa është formuluar gabim dhe nuk mund të merret në konsideratë. Nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve, nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë do të rrëzohet”, tha Balla.

Më pas ai iu drejtua personalisht Berishës me një sfidë të drejtpërdrejtë.

“I fundit që mund të flasë për protestuesit është ky pelikani këtu. Sali Berisha, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.”

Balla shtoi se ka depozituar një kallëzim ndaj Berishës dhe vuri në pikëpyetje pretendimet e tij për përfaqësimin e protestuesve.

“Kam bërë një kallëzim për ty. Kush ju ka mandatuar ju ndonjëherë? I fundit je ti që mund të na bësh ne ndërmjetësin me protestuesit”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist.

Debati u shoqërua me ndërhyrje dhe replika nga deputetë të tjerë të opozitës, mes tyre edhe Flamur Noka, duke e bërë seancën një nga më të tensionuarat e ditëve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...