23.9 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë – autori në arrati

Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit, pranë minibashkisë, ku sipas informacioneve paraprake, Dritan Aga ishte duke hedhur mbeturina kur është përfshirë në një debat verbal me një person tjetër. Konflikti ka degjeneruar më pas në dhunë fizike, ku Aga është goditur me mjet prerës.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje paraprake mbi ngjarjen:

“Në rrugën ‘Hodo Beg’, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç, si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.”

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është identifikuar si shtetasi E. J., 32 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i incidentit.

“Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij,” njofton policia.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...