30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Mua më lë me 112 mijë lekë pension, 4 milionë euro ia jep reperit”, pensionisti akuza Ramës gjatë protestës

Gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, një pensionist ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për alokimin e 4 milionë eurove nga fondi i emergjencave për organizimin e koncertit të reperit Kanye West në kryeqytet.

I moshuari krahasoi fondet e akorduara për organizimin e koncertit me situatën ekonomike të pensionistëve shqiptarë, duke ngritur akuza për mënyrën e përdorimit të parave publike.

Sipas tij, qeveria po neglizhon nevojat e qytetarëve, ndërsa shpenzon miliona euro për aktivitete të tilla.

“Edi Rama ka filluar këto xhirot e famshme në Europë dhe me fodullëkun më të madh dhe mospërfillje i jep 4 miliardë lekë një rrepisti rrjepacak atje nga fondi i emergjencave, dhe unë e kam pensionin 112 mijë lekë. Nuk i jep lekë Edi Rama atij rrepistit dhe të mos fusë lekë në xhep, ajo nuk diskutohet,” u shpreh pensionisti gjatë protestës.

Deklarata e tij u bë pjesë e reagimeve të qytetarëve që morën pjesë në tubimin kundër qeverisë, ku u ngritën edhe shqetësime për nivelin e pensioneve dhe përdorimin e fondeve publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...