30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Po ndërtohen kulla, por s’blihet një shtëpi”, protestuesja: 4 milionë euro për koncert është përçmim ndaj qytetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët vijuan të shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën ekonomike dhe, sipas tyre, keqqeverisjen e vendit.

Një protestuese deklaroi se shqiptarët përballen çdo ditë me vështirësi në shërbimet publike dhe me mungesë mbështetjeje nga institucionet, ndërsa, sipas saj, diferenca mes jetës së qytetarëve dhe asaj të politikanëve po bëhet gjithnjë e më e madhe.

“Fakti që ne çdo ditë ndihemi të braktisur, nuk shikojmë që kemi përkrahje si qytetarët e këtij vendi, e kemi për detyrë të dalim në protestë. Të hipësh në autobus, duhet të presësh e të ngjeshësh. Arsimi? Infrastruktura nuk është e mirë, stafi nuk është i mirë. Nëpër spitale është e njëjta gjë. Shikojmë diferencë mes jetëve të qytetarëve dhe politikanëve. Këto janë vështirësitë që ne përballemi. Shikon që ndërtohen kulla, por e ke të pamundur të blesh një shtëpi. Me çmimet që janë, janë shumë të larta, më është dashur që të shkoj diku larg qendrave që të mos paguaj shumë”, u shpreh ajo.

Protestuesja komentoi edhe vendimin e qeverisë për akordimin e 4 milionë eurove për organizimin e koncertit të Kanye West, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm.

“Është ulëritëse dhe përçmuese ndaj qytetarëve. Çdo gjë tjetër mund të ishte bërë me 4 milionë euro në Shqipëri. Për të mbushur koncertin po dhuroheshin bileta për nxënës dhe kjo është skandaloze. Çmimi i biletës për teatrin ku çoj vajzën është trefishuar”, deklaroi ajo gjatë protestës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...