25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Kurti pret Bedri Hamzën në Kuvend, nis takimi për zhbllokimin e ngërçit institucional

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.

Pak çaste më vonë, në ambientet e Kuvendit ka mbërritur edhe kreu i PDK-së. Para nisjes së takimit, Hamza deklaroi se po i përgjigjet ftesës së Kurtit, ndërsa theksoi se PDK nuk ka ende një emër konkret për postin e presidentit.

“Po i përgjigjemi ftesës së Kurtit. Nuk kemi emra konkretë për presidentin dhe do t’u qëndrojmë prapa parimeve me të cilat kemi garuar në zgjedhjet e 7 qershorit”, u shpreh Hamza.

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës vjen në një moment vendimtar për skenën politike në Kosovë, teksa pritet të shihet nëse konsultimet do të sjellin përparim drejt zhbllokimit të procesit të formimit të institucioneve të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...