30.6 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kushtoi mbi 26 milionë euro, mes më luksozeve të organizuara ndonjëherë

Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e organizuar në Madison Square Garden në New York, besohet se ka kushtuar mbi 26 milionë euro, duke u renditur mes ceremonive më të shtrenjta të organizuara ndonjëherë në botën e showbiz-it.

Sipas raportimeve, vetëm transformimi i arenës në një ambient intim për ceremoninë kapte vlerën e rreth 8.8 milionë eurove, ndërsa dekori luksoz kushtoi afro 4.4 milionë euro.

Në dasmë morën pjesë rreth 1.100 të ftuar, ndërsa shpenzimet për ushqimin, shërbimin dhe organizimin e eventit llogariten në rreth 2.6 milionë euro.

Çifti kishte përgatitur gjithashtu dhurata të personalizuara për të gjithë të ftuarit, duke përfshirë sete qirinjsh, suvenire me inicialet e tyre dhe aktivitete të veçanta përgjatë mbrëmjes.

Ceremonia mblodhi një numër të madh figurash të njohura nga muzika, kinemaja dhe sporti, mes tyre Gigi Hadid, Bradley Cooper dhe shumë emra të tjerë.

Taylor Swift dhe Travis Kelce konfirmuan fejesën në gusht të vitit 2025, ndërsa dasma e tyre tashmë po konsiderohet si një nga ngjarjet më luksoze dhe më të komentuara të showbiz-it.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...