30.6 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se është identifikuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan Lika.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar pranë hyrjes së pallatit ku banonte, menjëherë pasi kishte zbritur nga automjeti i tij. Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I plagosur rëndë, Lika është transportuar drejt Spitalit të Laçit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

40-vjeçari ishte me origjinë nga Miloti dhe banonte në Laç. Sipas të dhënave të deritanishme, ai njihej me katër mbiemra, ndërsa e kaluara e tij po verifikohet nga hetuesit.

Dyshimet e para të grupit hetimor lidhen me periudhën që viktima ka qëndruar jashtë vendit, ndërsa ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e motivit të atentatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Ekuador, shkatërrohet rrjeti me lidhje të dyshuara...

0
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale të përfshirë në...