26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Amnistia penale nxjerr nga burgjet mbi 550 të dënuar, mes tyre edhe emra të njohur

Përqafime, lot gëzimi dhe takime emocionuese pas vitesh ndarje kanë shoqëruar zbatimin e amnistisë penale në dyert e burgjeve në të gjithë vendin.

Këtë të mërkurë, 553 të dënuar kanë lënë qelitë, ndërsa dhjetëra familjarë kanë pritur të afërmit e tyre që kanë rifituar lirinë pas përfitimit nga ligji i amnistisë.

Mes personave që kanë dalë nga burgu janë edhe disa emra të njohur për publikun. Ndër ta janë Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e parave në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, Erisa Fero, ish-punonjëse e AKSHI-t e dënuar për çështje të lidhur me kanabisin, si dhe Marsela Pushani, e dënuar për vrasjen e motrës.

Gjithashtu, nga burgu ka dalë edhe Florian Përvathi, i dënuar me 8 vite burg pasi, kur ishte i mitur, mori gjakun e të atit, si dhe Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, i dënuar për dhunë.

Në Korçë, nga amnistia përfituan 60 të dënuar, ndërsa nga burgu i grave në Pojskë u liruan 11 gra dhe 8 të tjera përfituan ulje dënimi.

Mes të liruarve ishte edhe Besmir Gjezari, i cili pretendon se është dënuar padrejtësisht për trafik droge dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore për të kundërshtuar vendimin ndaj tij.

Në burgun e Reçit përfituan nga amnistia 101 të dënuar. Mes tyre ishte edhe Igli Muhameti, i cili pas daljes nga qelia falënderoi Zotin.

Në total, nga amnistia penale kanë përfituar mbi 1300 persona. Përveç 553 të dënuarve që janë liruar, 863 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Ligji zbatohet për personat e dënuar me vendim të formës së prerë deri më 31 maj 2026, duke përfshirë burra të dënuar me burgim deri në 3 vite ose që u kanë mbetur deri në 3 vite dënim, gra me burgim deri në 4 vite ose që u kanë mbetur deri në 4 vite, si dhe kategori të veçanta si të moshuarit dhe personat që kanë qenë nën 18 vjeç në kohën e kryerjes së veprës penale.

Nga përfitimi i amnistisë përjashtohen autorët e vrasjeve dhe krimeve të tjera të rënda, personat e dënuar nga GJKKO-ja, si dhe ata që janë nën hetim nga SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...