26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Siguria ushqimore, minierat dhe zjarret në fokus/ Dash Sula paralajmëron kontrolle të shtuara në Dibër gjatë sezonit turistik

Me rritjen e numrit të vizitorëve gjatë sezonit veror, strukturat inspektuese do të intensifikojnë kontrollet në subjektet që tregtojnë dhe përpunojnë produkte ushqimore, me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë për banorët dhe turistët.

Inspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, gjatë një prononcimi për mediat bëri me dije se siguria ushqimore do të jetë një nga prioritetet kryesore të masave të ndërmarra në qarkun e Dibrës, ndërsa kontrollet do të shtrihen edhe në fusha të tjera me rëndësi për zonën.

Sipas Sulës, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë në miniera, veçanërisht në Bashkinë Bulqizë, e njohur për aktivitetin e nxjerrjes së kromit.

“Bashkia Bulqizë, e njohur për aktivitetin e saj në nxjerrjen e kromit, mbetet një ndër zonat me prioritet të lartë inspektimi. Gjatë vitit 2026 janë regjistruar vetëm 3 aksidente në punë në minierat e Bulqizës, pa asnjë pasojë në humbje jete, shifër që tregon efektin e masave të deritanishme, por që kërkon vigjilencë të vazhdueshme”, deklaroi Sula.

Ai shtoi se do të shtohen kontrollet në subjektet minerare për respektimin e standardeve të sigurisë në punë, gjendjen teknike të galerive dhe pajisjeve, si dhe për parandalimin e aksidenteve.

Në fokus të inspektimeve do të jetë edhe kontrolli veterinar dhe importi i gjësë së gjallë, për shkak të rolit që ka qarku i Dibrës si zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut.

“Qarku i Dibrës mban një peshë të veçantë për shkak të pikës kufitare që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet së cilës kalon një vëllim i konsiderueshëm i importit të gjësë së gjallë”, tha Inspektori i Përgjithshëm.

Sula bëri me dije se do të forcohen kontrollet veterinare kufitare, duke synuar respektimin e protokolleve shëndetësore dhe të karantinës, për të parandaluar hyrjen e sëmundjeve infektive dhe për të garantuar cilësinë e produkteve me origjinë shtazore.

Sa i përket masave parandaluese ndaj zjarreve, Inspektori i Përgjithshëm kërkoi bashkëpunim mes institucioneve dhe angazhim maksimal gjatë sezonit të thatë, veçanërisht në zonat malore dhe pyjore të qarkut.

Ndërkohë, lidhur me sigurinë rrugore, Sula u shpreh se me rritjen e fluksit turistik drejt zonave si Peshkopia, Bulqiza dhe Maqellara, do të monitorohet gjendja e akseve rrugore dhe respektimi i kufizimeve për mjetet me tonazh të lartë.

Për mbrojtjen e mjedisit, ai deklaroi se kontrollet do të shtohen ndaj subjekteve që operojnë pranë burimeve ujore dhe zonave natyrore, me qëllim parandalimin e ndotjes nga aktiviteti minerar dhe industrial.

Dash Sula theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për zbatimin e masave dhe garantoi se strukturat inspektuese do të jenë prezente në terren gjatë gjithë sezonit, me fokus të veçantë në zonat me risk më të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...