Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka humbur jetën pasi është transportuar me urgjencë në spital pa shenja jete.
Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari me origjinë nga Maqedonia është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ai ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Dyshohet se i paraburgosuri ka pësuar arrest kardiak, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.





