21.4 C
Tiranë
Tuesday, July 21, 2026

“Njeri më të rregullt nuk bën nëna”/ Flet fqinji i 66-vjeçarit që humbi jetën i djegur në makinën e tij në Korçë

Korça u trondit mëngjesin e kësaj të marte nga një ngjarje e rëndë, ku një 66-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi i vuri flakën automjetit të tij dhe u dogj brenda tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 në lagjen nr. 10 të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, viktima, Irakli Çinoku, dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike në momentin e ngjarjes.

Pas ngjarjes, një fqinj i 66-vjeçarit foli për mediat, duke e përshkruar atë si një njeri korrekt dhe pa konflikte.

“Jemi komshinj. Njeri më të rregullt nuk bën nëna. Ndonjë konflikt nuk di të ketë ai. Në shtëpi shumë i rregullt, ja shikoje, me gjithë këtë pasuri. Konflikte s’ka. Jetonte me gruan, me Vjollcën. Në brendësi të familjes nuk jam. Ishte pensionist, kishte dy djem, një në Angli dhe tjetrin doktor në Greqi.”, u shpreh fqinji.

Sipas tij, nuk ka dijeni që 66-vjeçari të ketë pasur probleme apo konflikte familjare.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rrjedha” në Tepelenë/ 57-vjeçari kapet në flagrancë duke kultivuar 175 bimë narkotike në kanionet...

0
Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tepelenës ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 57-vjeçari, i cili dyshohet se kishte kultivuar...

Sherr në plazh në Golem/ Arrestohen dy punonjës, procedohen dy të tjerë pas konfliktit...

0
Një konflikt fizik në një subjekt plazhi në Golem ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe dy të tjerë nën procedim penal, pas...

Andrew Tate dhe vëllai i tij përballë ekstradimit drejt Britanisë/ Nis beteja ligjore në...

0
Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë paraqitur në një gjykatë federale në Miami, ku kanë nisur procedurat ligjore për kërkesën e ekstradimit...

“E hoqi mbulesën në studio”/ Ikballe Huduti flet për shpalljen “non grata”: Më ndodhi...

0
Islamologia Ikballe Huduti ishte e ftuara e radhës në emisionin “Kojshia Show”, ku foli për herë të parë rreth shpalljes së saj “non grata”...

The Telegraph: Të burgosurit shqiptarë në Britani kryejnë mijëra telefonata nga burgjet, ngrihen dyshime...

0
Prestigjiozja britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, duke raportuar se ata kanë kryer numrin më...