25.7 C
Tiranë
Tuesday, July 21, 2026

U zhdukën pasi u nisën nga Aeroporti i Shkupit, gjenden të pajetë tre familjarët nga Kosova/ Makina u zbulua e fundosur në lumin Lepenc

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, pasi tre shtetas të Kosovës, të raportuar të zhdukur që prej mbrëmjes së së shtunës, janë gjetur të pajetë në lumin Lepenc.

Viktimat janë identifikuar si Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, të tre banorë të Vushtrrisë. Ata ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, por familjarët humbën çdo kontakt me ta menjëherë pas largimit nga aeroporti.

Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tyre.

Gjatë operacionit të kërkimit, automjeti me të cilin udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u gjet i fundosur në lumin Lepenc.

Sipas mediave maqedonase, pas nxjerrjes së automjetit nga lumi, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të përcaktuar se si automjeti përfundoi në lumë dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pas viteve të vështira, fati ndryshon kurs”/ Këto janë 3 shenjat që do të...

0
Pas një periudhe të gjatë sfidash, mësimesh karmike dhe vetëreflektimi, klima astrologjike pritet të ndryshojë ndjeshëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026. Sipas...

“SPAK, KLGJ dhe Avokati i Popullit në fokus”/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare,...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve kushtetuese...

Horoskopi ditor, e Hënë, 20 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia dhe vendosmëria ju ndihmojnë të përballoni me sukses sfidat e ditës. Një mundësi e re profesionale ose personale mund të shfaqet papritur....

Parashikimi I motit, e Hënë, 20 Korrik 2026

0
Për 20 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë moti i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Pjesa më e madhe e territorit do të...

“E la të priste pranë pishinës”, 4-vjeçarja humb jetën tragjikisht në hotel, babai nën...

0
Një tragjedi e rëndë ka tronditur pushuesit në Milano Marittima, në bregdetin e Ravenës, Itali, ku një vajzë 4-vjeçare nga Austria humbi jetën pasi...