21.4 C
Tiranë
Tuesday, July 21, 2026

“Të mungosh në 3-vjetorin e djalit është një zgjedhje”/ Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros Grezdës: E takon vetëm një herë në muaj

Modelja shqiptare Ajsel Abazi ka reaguar publikisht ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Eros Grezda, duke e akuzuar për mungesë në jetën e djalit të tyre dhe për mospërmbushje të rolit si prind.

Përmes një serie postimesh në InstaStory, Abazi, e cila deri më tani kishte zgjedhur të mos fliste për jetën e saj private, tha se vendosi të thyejë heshtjen pasi, sipas saj, bëhet fjalë për mirëqenien e djalit të tyre.

“Ky nuk është një postim për hakmarrje, as për të denigruar dikë. Nuk është as një kërkesë për vëmendje. Është një reflektim për atë që do të thotë të jesh prind dhe për përgjegjësinë që nuk mbaron kurrë”, shkruan modelja.

Sipas saj, Grezda mungoi në festën e 3-vjetorit të djalit të tyre dhe e takon atë vetëm një herë në muaj, pavarësisht se, siç pretendon ajo, gjithmonë ka pasur mundësi ta bëjë.

“Të mungosh në 3-vjetorin e ditëlindjes së djalit tënd, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë ke qenë në Tiranë me partneren tënde, është një mungesë që nuk mbulohet me justifikime. Të gjesh kohë për dy javë pushime, por të thuash se nuk ke mundësi ta marrësh djalin tënd qoftë edhe për disa ditë në plazh, është një zgjedhje. Të takosh fëmijën vetëm një herë në muaj, edhe pse dera ka qenë gjithmonë e hapur, është një zgjedhje”, shprehet ajo.

Modelja sqaron se nuk e shqetëson fakti që ish-partneri ka krijuar një lidhje të re, por mungesa e tij si prind. Ajo tregon se kishte shpresuar që mes tyre të funksiononte bashkëprindërimi, por sipas saj kjo nuk ishte e mundur, ndaj komunikimi u kufizua për të ruajtur qetësinë dhe stabilitetin e djalit.

Abazi thekson se kjo nuk ka qenë kurrë pengesë që Grezda të kalojë kohë me të birin, duke shtuar se dera ka qenë gjithmonë e hapur.

“Ka një dallim të madh mes të qenurit prind biologjik dhe të qenurit prind i pranishëm. Një fëmijë nuk mat dashurinë me dhurata apo premtime, por me kohën, praninë dhe përkushtimin”, shkruan ajo.

Në fund të reagimit, modelja thekson se gjithçka që ka bërë publike mbështetet edhe në komunikimet mes tyre, por ka zgjedhur të mos publikojë bisedat në WhatsApp për respekt të privatësisë dhe, mbi të gjitha, të djalit të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rrjedha” në Tepelenë/ 57-vjeçari kapet në flagrancë duke kultivuar 175 bimë narkotike në kanionet...

0
Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tepelenës ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 57-vjeçari, i cili dyshohet se kishte kultivuar...

Sherr në plazh në Golem/ Arrestohen dy punonjës, procedohen dy të tjerë pas konfliktit...

0
Një konflikt fizik në një subjekt plazhi në Golem ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe dy të tjerë nën procedim penal, pas...

Andrew Tate dhe vëllai i tij përballë ekstradimit drejt Britanisë/ Nis beteja ligjore në...

0
Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë paraqitur në një gjykatë federale në Miami, ku kanë nisur procedurat ligjore për kërkesën e ekstradimit...

“E hoqi mbulesën në studio”/ Ikballe Huduti flet për shpalljen “non grata”: Më ndodhi...

0
Islamologia Ikballe Huduti ishte e ftuara e radhës në emisionin “Kojshia Show”, ku foli për herë të parë rreth shpalljes së saj “non grata”...

The Telegraph: Të burgosurit shqiptarë në Britani kryejnë mijëra telefonata nga burgjet, ngrihen dyshime...

0
Prestigjiozja britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, duke raportuar se ata kanë kryer numrin më...