33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

The Telegraph: Të burgosurit shqiptarë në Britani kryejnë mijëra telefonata nga burgjet, ngrihen dyshime për drejtimin e grupeve kriminale

Prestigjiozja britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, duke raportuar se ata kanë kryer numrin më të lartë të telefonatave nga burgjet në Angli dhe Uells krahasuar me çdo kombësi tjetër të huaj.

Sipas të dhënave të Ministrisë britanike të Drejtësisë, të cituara nga gazeta, të burgosurit shqiptarë kanë kryer 157,962 telefonata gjatë gjashtë muajve të fundit, ose rreth 900 telefonata në ditë.

Artikulli thekson se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të burgosurve të huaj në burgjet e Anglisë dhe Uellsit, me mbi 1,200 persona, të ndjekur nga shtetasit polakë dhe rumunë.

Duke iu referuar ekspertëve të sigurisë, The Telegraph shkruan se ekzistojnë dyshime se një pjesë e këtyre telefonatave mund të përdoren për të mbajtur kontakte me rrjetet kriminale jashtë burgut. Ish-guvernatori i burgjeve dhe ish-këshilltari i qeverisë britanike për ekstremizmin, Ian Acheson, e cilësoi numrin e telefonatave si “jashtëzakonisht joproporcional”.

“Ajo që dimë është se krimi i organizuar shqiptar dominon shpërndarjen e drogës brenda burgut. Nuk do të ishte për t’u habitur nëse ata janë vazhdimisht në telefon për të organizuar aktivitete jashtë burgut,” citohet të ketë deklaruar Acheson.

Artikulli kujton gjithashtu deklaratat e ish-sekretarit britanik të Drejtësisë, David Lammy, i cili kishte paralajmëruar se drejtues të grupeve kriminale vijojnë të koordinojnë aktivitetin e tyre edhe nga ambientet e burgjeve.

Sipas The Telegraph, grupet kriminale shqiptare, të cilat më herët ishin të përfshira kryesisht në trafikun e kokainës, janë orientuar vitet e fundit drejt kultivimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, një aktivitet që, sipas raportimit, konsiderohet me rrezik më të ulët dhe fitim të lartë.

Në artikull thuhet se dhjetë shtetet me numrin më të lartë të telefonatave nga burgjet janë: Shqipëria, Irlanda, Shtetet e Bashkuara, Polonia, Rumania, Franca, India, Spanja, Italia dhe Gjermania.

Ndërkohë, deputeti konservator Nick Timothy ka kërkuar publikimin e statistikave të kriminalitetit sipas kombësisë, duke argumentuar se duhet të ketë më shumë transparencë mbi përfshirjen e shtetasve të huaj në veprat penale.

Sipas rregullave të burgjeve britanike, telefonatat lejohen vetëm drejt numrave të miratuar paraprakisht dhe mund të monitorohen nga autoritetet në rast se ekzistojnë dyshime për aktivitet kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...