Islamologia Ikballe Huduti ishte e ftuara e radhës në emisionin “Kojshia Show”, ku foli për herë të parë rreth shpalljes së saj “non grata” nga shteti shqiptar.
Gjatë intervistës, Huduti deklaroi se, sipas saj, vendimi ndaj saj erdhi vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Ajo hodhi poshtë pretendimet se ka lidhje apo vepron në interes të ndonjë shteti të huaj.
“Unë nuk jam agjente e askujt, as e Iranit dhe as e Izraelit,” u shpreh ajo gjatë emisionit.
Në një moment të intervistës, Ikballe Huduti ndërpreu bisedën dhe hoqi mbulesën, duke deklaruar: “Jam shqiptare”, në një gjest që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Deklaratat e saj janë bërë në kuadër të intervistës në “Kojshia Show” dhe pasqyrojnë qëndrimet e shprehura prej saj lidhur me çështjen e shpalljes “non grata”.





